SHOWBIZ

Dini thyen heshtjen për largimin e Behares nga BBVK

Kosova.Today ·

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi. Së fundmi, vëmendjen e ka marrë edhe një përgjigje...

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë edhe një përgjigje e moderatorit të formatit, Alaudin Hamiti, i cili iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

I pyetur drejtpërdrejt se pse Beharja u largua nga shtëpia e BBVK-së, Hamiti ka lënë të kuptohet se arsyeja do të zbulohet gjatë spektaklit të nesërm.

“Mendoj që nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, ka shkruar ai.

Kështu, mbetet të shihet se çfarë do të zbulohet gjatë Prime-it të radhës lidhur me largimin e saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

11.11.2026

Egli ‘trazon’ rrjetin, shfaqet zjarr nga ashensori

06.11.2026

Vedat Bajrami i kushton të shtunën familjes, publikon momente të bukura me gruan dhe vajzat

01.11.2026

Bullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejë

10.11.2026