SHQIPERIA

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës

Kosova.Today ·

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, banues në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues...

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë.

Rogert Ajdini, banues në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që drejtonte.

Sipas mediave italiane, mjeti i rëndë dyshohet se është përmbysur për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Kolegët e 20-vjeçarit kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra kanë rezultuar fatale.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por ekipet nuk arritën ta shpëtonin të riun.

Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit të rëndë.

Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen e tij si një tragjedi të rëndë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit fatal në vendin e punës.

The post Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026