SHQIPERIA

Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Kosova.Today ·

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë. Operacioni policor i koduar “Long...

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë.

Operacioni policor i koduar “Long Wait” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë në Gjirokastër dhe Tepelenë.

Në pranga kanë rënë dy 20-vjeçarë, me inicialet L. A. dhe L. B., të dy banues në Bulqizë.

Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa transportonin me një automjet tip “Volkswagen” katër emigrantët, kundrejt pagesës. Sipas Policisë, dy të rinjtë nuk iu bindën as urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Hetimet vijojnë për veprime të mëtejshme.

The post Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026