KOSOVA

Lajm i trishtë nga Skenderaj, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

Kosova.Today ·

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Haliti dhe banorët e Kozhicës së Skenderajt, pasi ka ndërruar jetë i riu Oltion Haliti, i cili për 52 ditë ishte në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë...

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Haliti dhe banorët e Kozhicës së Skenderajt, pasi ka ndërruar jetë i riu Oltion Haliti, i cili për 52 ditë ishte në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi prekës, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.

I riu kishte qëndruar për 52 ditë në kujdes intensiv, pas lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin me motoçikletë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte.

Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit dhe detajet e tjera rreth ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti udhëtoi për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

08.11.2026

Nga Banjska te rrugët e kontrabandës: Kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?

09.11.2026

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

09.11.2026

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Britania e Madhe: Burnham konfirmon partneritetin dhe përkrahjen për Kosovën

08.11.2026