MAQEDONIA

TRONDITJE NË SHKUP: Vajza gjen nënën 76-vjeçare të vdekur në shtëpi, trupi me shenja dhune

Kosova.Today ·

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me shenja të dukshme dhune në trup Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 09:18, në SPB Shkup, nga vajza e viktimës, M.A., e cila e ka gjetur...

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me shenja të dukshme dhune në trup

Rasti është raportuar më 27 tetor, në orën 09:18, në SPB Shkup, nga vajza e viktimës, M.A., e cila e ka gjetur nënën e saj, O.A., pa shenja jete në shtëpinë familjare, në rrugën “Gjurgjin Kokale”.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trup janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, me udhëzimin e të cilit trupi është dërguar për obduksion.

Policia po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rastin.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026

58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar

07.11.2026

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

09.11.2026