BOTA

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër

Kosova.Today ·

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit. “Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme,...

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit.

“Më lejoni t’ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump më tej shtoi se Shtetet e Bashkuara janë tashmë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në mbarë botën. Ai u shpreh se nëse amerikanët lodhen nga ai do të shkojë në Izrael dhe të zgjidhet kryeministër.

“Nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të lodheshin ndonjëherë prej meje, do të shpërngulesha në Izrael dhe do të bëhesha kryeministër”, u shpreh Trump.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lista e Bashkuar Arabe do të mbështesë një qeveri të drejtuar nga Eisenkot në Izrael pa marrëveshje koalicioni

08.11.2026

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij

04.11.2026

Opozita izraelite propozon Gadi Eisenkotin për formimin e qeverisë së re, synon largimin e Netanyahut

04.11.2026

Polonia arrin në 700 tonë rezerva ari, hyn mes 10 vendeve me rezervat më të mëdha në botë

06.11.2026