Trump: Fitorja mbi Iranin është "afër", por Teherani ka shans për marrëveshje
Trump: Fitorja mbi Iranin është "afër", por Teherani ka shans për marrëveshje Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se fitorja mbi Iranin është "afër", por theksoi se administrata e tij po jep Teheranit çdo mundësi për të...
Trump: Fitorja mbi Iranin është "afër", por Teherani ka shans për marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se fitorja mbi Iranin është "afër", por theksoi se administrata e tij po jep Teheranit çdo mundësi për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur humbjet e mëtejshme të jetëve.
Në një takim me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan gjatë Ditës së Falënderimeve, Trump deklaroi se rezultati i konfliktit do të varet nga vendimi i tij, por shprehu pasiguri nëse Irani do të pranonte ofrat e marrëveshjes.
“Ne kemi fitoren në dorë (në Iran). Do të jetë kurdoherë, pak a shumë, siç dua unë. Për të qenë i sinqertë, ne po përpiqemi të jemi të mirë, po u japim atyre çdo shans për të bërë marrëveshje dhe për të shpëtuar shumë jetë. Por, nuk jam i sigurt nëse ata do ta shfrytëzojnë këtë”, tha Trump.
Presidenti amerikan vlerësoi trupat amerikane për rolin e tyre në luftën kundër Iranit dhe përsëriti se Washingtoni nuk do të lejojë Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.
“Secili prej jush po luan rol thelbësor për të mbrojtur jo vetëm vendin tonë sot, por gjeneratat e ardhshme të amerikanëve, duke siguruar që Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore. Këtë mund t’ju them”, deklaroi Trump.
Në lidhje me operacionet e fundit, ai theksoi se SHBA-ja ka lëshuar 150 raketa për të ndaluar raketat dhe dronët iraniane që godasin anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Trump argumentoi se SHBA-ja nuk varet nga nafta e Lindjes së Mesme dhe pretendoi se rezerva naftare të SHBA-së së bashku me ato të Venezuelës përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit botëror.
“Ne nuk e përdorim naftën. Ne nuk kemi nevojë për naftë. Ne kemi qenë atje për një kohë të gjatë, duke mbrojtur Izraelin dhe duke mbrojtur Lindjen e Mesme”, tha Trump. Ai theksoi se SHBA-ja ka naftë më shumë se çdo vend tjetër dhe pretendoi se Venezuela siguron miliarda fuçi shtesë naftë.
Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se një Iran i armatosur me armë bërthamore mund të përbëjë një kërcënim të madh për Izraelin dhe vendet e tjera në rajon.
“Por, ajo që na duhet është që ne kemi nevojë për paqe në Lindjen e Mesme, sepse pa të, ju keni shumë trazira”, theksoi Trump.
Me pak fjalë
Trump deklaroi se fitorja mbi Iranin është "afër", por ofron Teheranit shans për marrëveshje. Ai vlerësoi rolin e trupave amerikane dhe paralajmëroi për rrezikun e një Iran me armë bërthamore. Në lidhje me naftën, Trump theksoi se SHBA-ja nuk varet nga burimet e Lindjes së Mesme.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: abcnews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.