BOTA

Trump, Xi dhe Putin, takim të enjten në Shenzhen, çka pritet nga tre liderët?

Kosova.Today ·

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, po planifikojnë të takohen në margjinat e një samiti që do të mbahet në Kinë javën e ardhshme, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Takimi historik mes liderëve përkatës të SHBA-së, Rusisë dhe...

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, po planifikojnë të takohen në margjinat e një samiti që do të mbahet në Kinë javën e ardhshme, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi historik mes liderëve përkatës të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të zhvillohet gjatë pjesëmarrjes së Trumpit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin jugor kinez Shenzhen, ka deklaruar zëdhënësja Olivia Wales para gazetarëve.

“Presidenti e ka bërë të qartë se, ndër temat e tjera, do të diskutojë edhe reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave Presidenti Trump e konsideron shumë të rrezikshme”, tha ajo.

Besohet se gjatë takimit të fuqive më të mëdha bërthamore në botë mund të diskutohet edhe për Iranin, por jo për Ukrainën. Rusia e ka konfirmuar takimin, ndërsa Kina ende nuk ka reaguar.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, emri i të cilit nuk është bërë publik, nuk pritet që nga këto bisedime të dalë ndonjë marrëveshje, raportojnë agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters.

Trump do të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën vonë, për të marrë pjesë në samitin dyditor me 21 shtetet anëtare, transmeton CNN.

Ai gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Xi Jinping të enjten. Ky do të jetë takimi i tyre i katërt që nga rikthimi i presidentit amerikan në detyrë në vitin 2025.

The post Trump, Xi dhe Putin, takim të enjten në Shenzhen, çka pritet nga tre liderët? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

OKB: 245 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023

14.11.2026

Kush po ia përgatit fundin Trumpit? Lëvizjet e fshehta që po tronditin republikanët

09.11.2026

Netanyahu këmbëngul se duhet të udhëheqë qeverinë izraelite të unitetit, pavarësisht mandatit të Eisenkotit

10.11.2026

Zelensky: Putini jeton në një “realitet tjetër”, SHBA-ja mbështet vlerësimin e Ukrainës për frontin

11.11.2026