BOTA

Trump: Nuk dua të shkoj në ferr, shpresoj të shkoj në parajsë!

Kosova.Today ·

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”. I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr. “Unë jam person...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur si rrallëherë për vdekjen, gjatë një interviste për “60 Minutes”. I pyetur se çfarë mendon se do t’i ndodhë kur të vdesë, Trumpi ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në ferr.

“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, ka deklaruar Trumpi.

Ai ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë, për të cilët shpesh ka deklaruar se i urren dhe se nuk ua dëshiron të mirën.

Kur Ross Douthat e pyet nëse për të hyrë në parajsë duhet të ndjejë dashuri dhe falje për ata për të cilët ka shprehur urrejtje, Trumpi deklaron se do të ishte jo i sinqertë nëse do të thoshte se do ta bënte këtë. “Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE-ja paralajmëron për krizat e mundshme: Qytetarët duhet të kenë gati furnizimet për tri ditë

05.11.2026

Paralajmërimi shqetësues i Trumpit pas takimit me rusët: ‘Mund të them madje se mund të përfshijë të gjithë Evropën’

06.11.2026

Nga Beogradi në Moskë, me valixhe plot para dhe ar? Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit

06.11.2026

Obama pas fitores së demokratëve: Të përveshim mëngët dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme

04.11.2026