MAQEDONIA

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese nga Turqia

Kosova.Today ·

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell TV21. Nga numri i përgjithshëm i turistëve...

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell TV21. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,9 për qind kanë qenë turistë vendas, ndërsa 75,1 për qind të huaj. Sa u përket bujtjeve, 33,8 për qind janë realizuar nga turistët vendas dhe 66,2 për qind nga turistët e huaj.

Numri më i madh i turistëve të huaj në shtator ka ardhur nga Turqia, gjithsej 27.933. Pas tyre renditen turistët nga Serbia me 8.358, Gjermania me 6.633 dhe Polonia me 4.656 turistë.Në periudhën janar-shtator 2026, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i turistëve vendas është rritur për 2,8 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 3 për qind.

Në të njëjtën periudhë, numri i bujtjeve është rritur për 3,5 për qind. Te turistët vendas rritja është 2,4 për qind, ndërsa te turistët e huaj 4,6 për qind.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

10.11.2026

ALTA Banka lehtëson kufizimet, kompanitë mund të paguajnë pagat dhe kontributet

11.11.2026

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet

12.11.2026

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

11.11.2026