SHQIPERIA

I vendoset tritol lokalit në Kamëz, lënda plasëse nuk shpërthen! Ndërhyjnë forcat xheniere

Kosova.Today ·

Një lëndë plasëse e dyshuar tritol, është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së jashtme të një lokali në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa për heqjen e saj në mënyrë të sigurt kanë ndërhyrë...

Një lëndë plasëse e dyshuar tritol, është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së jashtme të një lokali në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë, lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa për heqjen e saj në mënyrë të sigurt kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere.

Ndërkohë, sipas policisë, lokali është në pronësi të shtetasit Klevis Hyka, 38 vjeç, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post I vendoset tritol lokalit në Kamëz, lënda plasëse nuk shpërthen! Ndërhyjnë forcat xheniere appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

09.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026