KOSOVA

Vdes veterani i UÇK-së, Ali Mejzinolli

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shyqeri Mejzinolli, duke shprehur ngushëllime për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Në...

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shyqeri Mejzinolli, duke shprehur ngushëllime për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti e ka kujtuar Mejzinollin si veprimtar të çështjes kombëtare, pjesëmarrës dhe organizator të protestave kundër regjimit serb, si dhe një nga kontribuuesit e parë të UÇK-së në Lipjan.

Ai ka theksuar se gjatë luftës, Mejzinolli e kishte vënë shtëpinë e tij në Shalë në shërbim të luftës çlirimtare, ku ishte vendosur spitali për trajtimin e ushtarëve të plagosur dhe shtabi ushtarak.

Po ashtu, në atë shtëpi ishin mbajtur takime me delegacione ndërkombëtare, ndërsa prej aty ishte nisur edhe delegacioni i UÇK-së për në Rambuje.

Ahmeti ka vlerësuar se kontributi dhe angazhimi i Mejzinollit për lirinë e Kosovës do të mbeten pjesë e kujtesës kolektive, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së tij!”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

09.11.2026

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Britania e Madhe: Burnham konfirmon partneritetin dhe përkrahjen për Kosovën

08.11.2026

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës

09.11.2026

Kurti udhëtoi për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

08.11.2026