SHQIPERIA

Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një video ku tregon vijimin e punimeve për ndërtimin e një mini-stadiumi me fushë moderne futbolli në Katundin e Ri në Durrës. Përmes videos, kryeministri bën të ditur se ky mini-stadium...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një video ku tregon vijimin e punimeve për ndërtimin e një mini-stadiumi me fushë moderne futbolli në Katundin e Ri në Durrës.

Përmes videos, kryeministri bën të ditur se ky mini-stadium po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe nxitjen e zhvillimit të sportit.

“Katundi i Ri në Durrës, po bëhet me një mini-stadium modern, me fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s, tribunë dhe ambiente ndihmëse.

Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i dhuron komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete sociale”, ka shkruar Rama.

The post Rama ndan videon nga ndërtimi i mini-stadiumit në Katundin e Ri në Durrës: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026