SHQIPERIA

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

Kosova.Today ·

Prej 15 vitesh, 43-vjeçari Gazmir Beqiri nga Cërriku përballet me probleme të rënda shëndetësore. Prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë, ndërsa krahas sëmundjes së veshkave, vuan edhe nga Parkinsoni, depresioni dhe problemet me...

Prej 15 vitesh, 43-vjeçari Gazmir Beqiri nga Cërriku përballet me probleme të rënda shëndetësore. Prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë, ndërsa krahas sëmundjes së veshkave, vuan edhe nga Parkinsoni, depresioni dhe problemet me zemrën. Një gjendje që kërkon trajtim të vazhdueshëm, por që familja nuk arrin më ta përballojë ekonomikisht.

“ Shumë keq. Kur vij nga spitali jam shumë e stresuar se iki që në 05:30 dhe të vijë në orën 1, gjithë ditë e rrugëve nëpër shkallë të spitalit. Nuk ka mundësi as vetë që ta ndihmoj”, tha bashkëshortja, Luljeta Beqiri.

Tri herë në javë, bashkëshortja e tij, Luljeta, niset që në orën 05:30 të mëngjesit për ta shoqëruar në spital. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Gazmiri nuk mund të udhëtojë vetë dhe transporti kryhet me taksi pasi në Cerrik nuk ka ambulancë për ti shoqëruar.

“Të vejnë dorën në zemër dhe kush ka dëshirë të na ndihmojë, sa të kenë mundësi”, tha ajo.

Përballë një sëmundjeje që kërkon trajtim të përhershëm, familja Beqiri shpreson te solidariteti i qytetarëve, çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet një mbështetje e rëndësishme për Gazmirin dhe familjen e tij.

The post 43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026

Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

09.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026