BOTA

Një i vrarë e katër të plagosur nga të shtënat me armë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë

Kosova.Today ·

Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë në një lagje në Washington DC, që është jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia “AP”. I dyshuari më pas ka kryer...

Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë në një lagje në Washington DC, që është jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia “AP”.

I dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje pasi ishte rrethuar nga policia.

Shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll, ka thënë se i dyshuari ishte barrikaduar në një apartament dhe e qëlloi më pas veten.

Të shtënat ndodhën në lagjen “Logan Circle” rreth 1.6 kilometra larg shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet besojnë se i dyshuari qëlloi të paktën një person në palestër para se të dilte jashtë e të shtinte sërish me armë.

I dyshuari më pas qëlloi një person tjetër në një ashensor para se të barrikadohej në katin e shtatë të ndërtesës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Demokratët përgatiten të frenojnë Inteligjencën Artificiale: Çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan

07.11.2026

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist?

07.11.2026

Valë e fuqishme arrestimesh, Veselinoviqi kumbari i Radojçiqit arratiset drejt Turqisë!

12.11.2026

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi

06.11.2026