MAQEDONIA

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Kosova.Today ·

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit. Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij. Në njoftimin e institucionit...

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit.

Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij.

Në njoftimin e institucionit thuhet se janë sekuestruar armë, thika e një sëpatë.“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në njoftim, derisa shtohet se rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt.

Jeton Sylaj dyshohet për mospërfillje të gjykatës, pasi ekzistonte urdhri që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë.

“I pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj vetëm dhjetë minuta pasi u shoqërua nga policia në shtëpinë e saj, pas denoncimit për dhunë në familje nga ish-bashkëshorti.

Tre ditë para se të vritej, ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti e kishte ngritur alarmin për neglizhencë nga zyrtarët në trajtim të rastit të saj.

Letrat që i dorëzoi të kryeprokurorja e Pejës, kryetari i gjykatës së Pejës dhe kryeprokurori i shtetit, siç thoshte edhe vetë Arlinda Zekaj ishin “shpresa e saj e fundit”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026