JETA

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Kosova.Today ·

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë...

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës.

Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb.

“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.

Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por ky mision kishte vlerësuar se çështja i takon drejtësisë së Kosovës.

Kujtojmë se Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në Serbi ka nisur një shqyrtim i veçantë lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i tij nga organet e drejtësisë, veçanërisht vendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit, pavarësisht dyshimeve për vepra të rënda penale.

Sipas informacioneve të portalit Nova.rs, një nga arsyet e përmendura për mosvendosjen e kësaj mase ishte mënyra se si prokurori i atëhershëm, Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën për paraburgim.

Në kërkesën e tij, ai kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund të pengonte zhvillimin e procedurës.

Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes, por kjo arsye ishte vlerësuar si e pamjaftueshme, pasi Radoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. /Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Gjeneva ashpërson rregullat për qiratë afatshkurtra përmes Airbnb

09.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026