SPORTI

Xhaka rikthehet te Zvicra

Kosova.Today ·

Granit Xhaka do të kthehet në ekipin përfaqësues të Zvicrës për ndeshjet e nëntorit, ka bërë të ditur të martën Federata Zvicerane e Futbollit. Bashkë me Xhakën te Zvicra do të kthehet edhe Breel Embolo, që po ashtu mungoi në katër ndeshjet...

Granit Xhaka do të kthehet në ekipin përfaqësues të Zvicrës për ndeshjet e nëntorit, ka bërë të ditur të martën Federata Zvicerane e Futbollit.

Bashkë me Xhakën te Zvicra do të kthehet edhe Breel Embolo, që po ashtu mungoi në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Të dy munguan për shkak të rrethanave që lidhen me COVID-19.

Xhaka në fillim të muajit u dënua me kusht nga Prokuroria Publike e Luzernit për falsifikim të certifikatës për COVID-19.

34-vjeçari mori gjobë me kusht në total prej 150 mijë frangash. Gjobën do ta paguajë vetëm nëse bën shkelje gjatë dy vjetëve të ardhshme, transmeton albinfo.ch.

Federata ka bërë të ditur se Xhaka do të mbetet kapiten. Për kthimin e Xhakës dhe Embolos ka folur edhe përzgjedhësi Murat Yakin.

Yakin do ta bëjë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë të enjten, më 5 nëntor

The post Xhaka rikthehet te Zvicra appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Stavro Pilo shkruan historinë në Champions League, pas City-t “pushton” edhe portën e Real Madridit!

05.11.2026

Milani planifikon huazimin e talentit të madh në janar, katër klube interesohen për sulmuesin e talentuar

08.11.2026

Lajm i keq, talenti i madh në dyshim për dy ndeshjet e Kosovës

07.11.2026

‘Fshesa’ e Mourinhos, tre futbollistë mund të largohen nga Real Madridi në janar

09.11.2026