KOSOVA

Xhubleta bëhet frymëzim për një nga objektet më të rëndësishme kulturore të Kosovës

Kosova.Today ·

Teatri i ardhshëm i Operës dhe Baletit të Kosovës pritet të sjellë një ndërthurje të trashëgimisë kulturore shqiptare me arkitekturën bashkëkohore. Projekti, i cili është frymëzuar nga xhubleta shqiptare, po zhvillohet në bashkëpunim me...

Teatri i ardhshëm i Operës dhe Baletit të Kosovës pritet të sjellë një ndërthurje të trashëgimisë kulturore shqiptare me arkitekturën bashkëkohore.

Projekti, i cili është frymëzuar nga xhubleta shqiptare, po zhvillohet në bashkëpunim me studion e njohur daneze të arkitekturës BIG – Bjarke Ingels Group.

Detaje nga ecuria e projektit ka bërë të ditura kompania ALB-Architect, pjesë e ekipit projektues, e cila ka ndarë informacione nga prezantimi i fundit i punës për këtë objekt.

Sipas ALB-Architect, xhubleta, si një prej simboleve të identitetit kulturor shqiptar, është vendosur në qendër të konceptit arkitekturor, duke u shndërruar në frymëzim për një institucion të rëndësishëm kulturor të vendit.

“Në këtë projekt, trashëgimia jonë kombëtare merr formë përmes arkitekturës bashkëkohore. Një element i identitetit tonë kulturor shndërrohet në frymëzim për një institucion që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Projekti synon që përmes gjuhës moderne arkitekturore të promovojë identitetin shqiptar, duke e kthyer ndërtesën e ardhshme të Teatrit të Operës dhe Baletit në një nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe arkitekturore të Kosovës. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Halil Matoshi: Kur u takova me Xhevat Prekazin në ushtri – i fola shqip, ai ma ktheu shpinën (VIDEO)

10.11.2026

Biznesmeni prizrenas publikon faturën e rrymës: 157 mijë euro për një muaj, një kWh kushton 31.2 centë

11.11.2026

Gjykata në Pejë jep detaje se pse seanca e nesërme ndaj Jeton Sylajt do të mbahet e mbyllur për publikun

11.11.2026

Macron dhe Brigitte presin Kurtin dhe gruan e tij në darkën në Pallatin Élysée

11.11.2026