KOSOVA

Ymeri pas vendimit të Kurtit: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe

Kosova.Today ·

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas masës dy-mujore të Qeverisë në krye me Albin Kurtin për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas masës dy-mujore të Qeverisë në krye me Albin Kurtin për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare të interkoneksionit.

Ymeri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka ironizuar me faktin se si pas gjashtë vitesh kundërshtime, akterët e pushtetit kanë pranuar se kanë tregtuar energji elektrike me kompani serbe.

“More patriota more patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë jo s’është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe. Shka doni me thanë të enjten në Kuvend, se ka gabu ‘AlbinBaba’? Le t’jetë shembull për gjeneratat e reja se kur dikush e flet të vërtetën veç duhet me qëndru, mjafton”, ka deklaruar Ymeri.

“Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend. Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pas por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde. Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, vijon shkrimi i saj.

Njëra nga masat parasheh ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare të interkoneksionit nga Serbia.

“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për ndalimin e linjave ndërkufitare për tregim, që mund të përshkallëzohet nëse s’ka reflektim”, ka deklaruar Kurti.

Masa e dytë parasheh që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) të obligohet të sigurojë një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, me qëllim të përballimit të sfidave që mund të paraqiten në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkaq, masa e tretë emergjente lidhet me ndërmarrjen publike Ibër-Lepenc, së cilës do t’i mundësohet shitja e energjisë elektrike për furnizimin e shërbimit publik.

Sipas Kurtit, këto tri masa synojnë të adresojnë sfidat në sektorin e energjisë dhe të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm gjatë muajve të ardhshëm.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje

16.11.2026