SPORTI

Enis Zeqiri, talenti 18-vjeçar në Danimarkë që ëndërron fanellën e Kosovës

Kosova.Today ·

Enis Zeqiri është një nga talentet e rinj me prejardhje shqiptare që po ndërton karrierën në futbollin danez. Në moshën vetëm 18-vjeçare, ai ka arritur të debutojë në Superligën e Danimarkës me skuadrën e Sonderjyske, ndërsa synon të fitojë...

Enis Zeqiri është një nga talentet e rinj me prejardhje shqiptare që po ndërton karrierën në futbollin danez. Në moshën vetëm 18-vjeçare, ai ka arritur të debutojë në Superligën e Danimarkës me skuadrën e Sonderjyske, ndërsa synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në ekipin e parë, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Danimarkë, lidhja e tij me Kosovën është e veçantë. Zeqiri tregon se ka vetëm shtetësinë e Kosovës dhe se dëshira e tij është të luajë për Kombëtaren e vendit të origjinës.

“Kam vetëm një shtetësi, atë të Kosovës. Do të dëshiroja shumë t’i bashkohesha Kombëtares së Kosovës dhe të luaja për të”, ka deklaruar futbollisti i ri.

Deri më tani, ai nuk ka marrë ndonjë kontakt nga Federata e Futbollit e Kosovës, por mbetet i përqendruar te puna dhe paraqitjet me klubin e tij.

Me debutimin në elitën e futbollit danez dhe synimin për të vazhduar zhvillimin si futbollist, Enis Zeqiri shpreson që një ditë të realizojë ëndrrën për ta veshur fanellën e Kosovës./Albinfo.ch

The post Enis Zeqiri, talenti 18-vjeçar në Danimarkë që ëndërron fanellën e Kosovës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pascal Schürpf: Xherdan Shaqiri mbetet lojtari më i mirë i Superligës zvicerane

03.11.2026

Lëndimi i Locatellit mund t’i hapë rrugë Edon Zhegrovës në Ligën e Evropës

03.11.2026

Amorim thyen heshtjen për Man Unitedin, befason me këto fjalë

07.11.2026

“Niveli i tij është fantastik” – Flick e lavdëron Yamalin, por edhe i tregon ku duhet të përmirësohet

01.11.2026