KOSOVA

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

Kosova.Today ·

Një histori suksesi dhe krenarie shqiptare vjen nga Zvicra. Rexhep Rexhepi, i lindur në vitin 1987 në Zhegër të Gjilanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i njohur si „Oskarët e orëve“. Në moshën...

Një histori suksesi dhe krenarie shqiptare vjen nga Zvicra. Rexhep Rexhepi, i lindur në vitin 1987 në Zhegër të Gjilanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i njohur si „Oskarët e orëve“.

Në moshën 12-vjeçare emigroi me familjen në Gjenevë, pa e njohur gjuhën dhe pa e imagjinuar se një ditë do të bëhej një nga emrat më të njohur të industrisë së orëve luksoze.

Karrierën e nisi si praktikant te gjiganti Patek Philippe, ndërsa më pas punoi edhe te François-Paul Journe. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 25 vjeç, themeloi punëtorinë e tij në Gjenevë.

Më 7 nëntor 2026, ora e tij Chronograph Flyback fitoi çmimin prestigjioz „Aiguille d’Or“, vlerësimin më të lartë të këtij konkursi ndërkombëtar, ku u nderuan edhe marka të njohura si Audemars Piguet, Chopard dhe Louis Vuitton.

Nga një fëmijë emigrant nga Zhegra, në një emër që shkruan histori në industrinë botërore të orëve. Një sukses që bën krenarë shqiptarët kudo në botë!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mërgim Lushtaku nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të PDK-së

07.11.2026

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026