SPORTI

Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit

Kosova.Today ·

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mund të marrë një drejtim tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell albinfo.ch. Sipas raportimit të gazetës italiane “Tuttosport”, drejtuesit e Juventusit po planifikojnë ndryshime në...

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mund të marrë një drejtim tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimit të gazetës italiane “Tuttosport”, drejtuesit e Juventusit po planifikojnë ndryshime në repartin ofensiv dhe janë të hapur për shitjen e njërit prej dy futbollistëve, Edon Zhegrovës ose Francisco Conceiçãos.

Kjo lëvizje synon krijimin e hapësirës për transferimin e një sulmuesi të ri qendror, i cili do të përforconte repartin ofensiv të skuadrës bardhezi.

Në kuadër të këtij plani, Randal Kolo Muani parashihet të zhvendoset përfundimisht në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Juventusi do të vendosë të heqë dorë nga shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, i cili iu bashkua klubit italian me pritshmëri të mëdha.

Deri atëherë, e ardhmja e Zhegrovës në Torino mbetet e paqartë. /Albinfo.ch

The post Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

POCHETTINO GATI PËR MANCHESTER UNITEDIN! Zbulohen dy kushtet e tij për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”

12.11.2026

Xhaka i mungon Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të vitit

09.11.2026

Surprizon Fenerbahçe, Muriqi mbetet në stol pavarësisht golit vendimtar ndaj Liverpoolit

08.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026