Zhvillimet në Serbi, Rama: Lista Studentore eksperiment politik, fantazma e së shkuarës pengon Beogradin
Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në...
Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale si një eksperiment social dhe politik, ku në qendër është Lista Studentore dhe mënyra e përzgjedhjes së përfaqësuesve të ardhshëm në parlament dhe qeveri.
Gjatë një takimi në Dublin, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), Rama u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime optimiste mbi ndryshimet politike në Serbi.
Kryeministri theksoi se, për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimit ndaj sanksioneve kundër Rusisë, nuk vërehen sinjale për një ndryshim të qasjes së Beogradit.
“Serbia po kalon në një eksperiment social dhe politik me Listën Studentore dhe me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në parlament dhe qeveri.
Për sa na takon ne shqiptarëve, duket se nuk ka ndonjë hapje për sa i përket marrëdhënieve me Kosovën, apo sanksioneve kundër Rusisë.
Është interesante, por është shumë herët të tregohemi entuziastë për këtë ndryshim. Për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës, do të thotë që fantazma e së shkuarës do ta përndjekë dhe pengojë Beogradin për të kryer një katarsis”, deklaroi Rama.
The post Zhvillimet në Serbi, Rama: Lista Studentore eksperiment politik, fantazma e së shkuarës pengon Beogradin appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.