JETA

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

Kosova.Today ·

Qytetarët e kantonit Basel-Landschaft në Zvicër do të votojnë më 29 nëntor për një iniciativë që synon uljen e çmimit të abonimit vjetor të transportit publik për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare, nga 542 në 365 franga...

Qytetarët e kantonit Basel-Landschaft në Zvicër do të votojnë më 29 nëntor për një iniciativë që synon uljen e çmimit të abonimit vjetor të transportit publik për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare, nga 542 në 365 franga.

Iniciativa parasheh që diferencën e çmimit ta mbulojë kantoni, me qëllim lehtësimin e shpenzimeve për familjet, nxënësit dhe studentët, si dhe nxitjen e përdorimit më të madh të transportit publik.

Nisma, e mbështetur nga partitë e majta dhe të qendrës, kundërshtohet nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), Partia Liberale (FDP), qeveria dhe shumica e parlamentit kantonal.

Kundërshtarët vlerësojnë se subvencionimi do t’i kushtonte kantonit rreth 2.8 deri në 3 milionë franga në vit, ndërsa këto mjete do të ishte më mirë të investoheshin në shtimin e linjave dhe përmirësimin e orareve të transportit publik.

Parlamenti kantonal ka rekomanduar refuzimin e iniciativës me 45 vota kundër dhe 34 pro. Vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët në votimin e 29 nëntorit.

The post Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pse po shtrenjtohen biletat e avionit nga Zvicra? Paralajmërohen rritje deri në 20 për qind

10.11.2026

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026

Rritet për 59% numri i veturave të reja elektrike në Zvicër

10.11.2026

Filmi kosovar “Shame and Money” hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë

10.11.2026