JETA

Zvicra miraton masa të reja për përballimin e ndryshimeve klimatike

Kosova.Today ·

Qeveria Federale e Zvicrës ka miratuar një strategji të re për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, e cila do të zbatohet gjatë periudhës 2026–2031. Plani përfshin 56 masa në fusha të ndryshme, me fokus në mbrojtjen e popullsisë nga valët...

Qeveria Federale e Zvicrës ka miratuar një strategji të re për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, e cila do të zbatohet gjatë periudhës 2026–2031.

Plani përfshin 56 masa në fusha të ndryshme, me fokus në mbrojtjen e popullsisë nga valët e të nxehtit, menaxhimin e burimeve ujore gjatë thatësirave dhe përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në kuadër të masave të reja, shërbimi meteorologjik MeteoSwiss do të zhvillojë harta kombëtare të temperaturave të larta dhe skenarë për ngjarje ekstreme. Ndërkaq, Zyra Federale e Shëndetit Publik do të krijojë një qendër ekspertize për forcimin e mbrojtjes së qytetarëve nga rreziqet shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta.

Strategjia parasheh gjithashtu përmirësimin e monitorimit të thatësirave, investime në kërkime për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore, si dhe masa për parandalimin e rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike.

Megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshje për vendosjen e kërkesave minimale për mbrojtjen e punëtorëve që ekspozohen ndaj temperaturave të larta, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Për platformën federale të thatësirave janë paraparë 2,1 milionë franga zvicerane për vitin 2029, ndërsa kostot shtesë për masat shëndetësore vlerësohen në 4,4 milionë franga nga viti 2027.

The post Zvicra miraton masa të reja për përballimin e ndryshimeve klimatike appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026