SHQIPERIA

10 persona çdo ditë në Dublin me dokumente false, Irlanda kap mat shqiptarët

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë vijon të mbesë në qendër të vëmendjes në Irlandë. Oficerët e emigracionit në aeroportin e Dublinit janë urdhëruar që të adoptojnë masa më të ashpra dhe kontrolle strikte, për të luftuar këtë shqetësim.
Media irlandeze “Independent” raporton se gjatë muajve të fundit të paktën 10 shqiptarë në ditë mbërrijnë në Dublin me anë të dokumenteve false. Një problem serioz sipas autoriteteve, është edhe fakti që këta shtetas refuzojnë të kthehen pas. Sipas të dhënave, shqiptarët përdorin shtetet e tjera të Bashkimit Europian si vende transiti drejt Irlandës.
Departamenti i drejtësisë i Dublinit thekson se gjatë këtij viti 4500 persona refuzuan kthimin pas, shumë prej të cilëve ishin nga Shqipëria. Sa i përket temës së azilkërkuesve, kryeministri Leo Varadkar, ngriti shqetësimin se racistët po përpiqen të nxisin zemërimin e qytetarëve irlandezë rreth mbërritjes së emigrantëve në vend. Ai dënoi këtë retorikë duke theksuar rëndësinë e emigrantëve në sistemin sh..

Loading...

Problemi me azilkërkuesit shqiptarë vijon të mbesë në qendër të vëmendjes në Irlandë. Oficerët e emigracionit në aeroportin e Dublinit janë urdhëruar që të adoptojnë masa më të ashpra dhe kontrolle strikte, për të luftuar këtë shqetësim.

Media irlandeze “Independent” raporton se gjatë muajve të fundit të paktën 10 shqiptarë në ditë mbërrijnë në Dublin me anë të dokumenteve false. Një problem serioz sipas autoriteteve, është edhe fakti që këta shtetas refuzojnë të kthehen pas. Sipas të dhënave, shqiptarët përdorin shtetet e tjera të Bashkimit Europian si vende transiti drejt Irlandës.

Departamenti i drejtësisë i Dublinit thekson se gjatë këtij viti 4500 persona refuzuan kthimin pas, shumë prej të cilëve ishin nga Shqipëria. Sa i përket temës së azilkërkuesve, kryeministri Leo Varadkar, ngriti shqetësimin se racistët po përpiqen të nxisin zemërimin e qytetarëve irlandezë rreth mbërritjes së emigrantëve në vend. Ai dënoi këtë retorikë duke theksuar rëndësinë e emigrantëve në sistemin shëndetësor. “Jam shumë i bindur se shërbimi publik nuk do të funksiononte pa stafin e përbërë nga emigrantët. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Varadkar.

Pavarësisht këtij qëndrimi, shefi i ekzekutivit të Dublinit, disa ditë më parë tha se numri i lartë i shqiptarëve që kërkojnë azil në vend është shumë shqetësues. Deklarata e tij ngjalli shumë polemika dhe u kritikua nga opozita dhe shoqatat për mbrojtjen e emigrantëve, të cilën e konsideruan të rrezikshme veçimin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe cilësimin e tyre si vende të sigurta për të gjithë qytetarët. /a2cnn

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . 10 persona çdo ditë në Dublin me dokumente false, Irlanda kap mat shqiptarët 10 persona çdo ditë në Dublin me dokumente false, Irlanda kap mat shqiptarëtRating: 5.0
To Top