KOSOVA

1092 kamera për 6 mijë banorë, Policia kthen në “big brother” qytetin e Krumës (FOTO)

Rritja e sigurisë publike e kanë detyruar Policinë të ndërmarrë një “aksion” për pajisjen me kamera të çdo centimetri të qytetit të Krumës. Sipas Policisë, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mbajtjes nën kontroll të elementëve të skeduar si pjesë e dikurshme e krimeve, shmangien e aksidenteve rrugore, identifikimin e hajdutëve dhe ruajtjen e plotë të institucioneve publike.

Po kështu ky sistem do të kontribuojë edhe në monitorimin e veprimtarisë së shërbimeve të strukturave të rendit publik dhe të Policisë Rrugore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve.

Përdorimi i një sistemi sigurie me kamera vëzhgimi është vija e parë e mbrojtjes kundër çdo aktiviteti kriminal ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe mundëson reduktimin në maksimum të veprave penale dhe shkeljeve të ligjit.

Kështu, me anë të sistemit të kamerave të vëzhgimit të vendosura më parë në Kukës është arritur që gjatë tre muajve në këtë qytet të evidentohet vetë..

Loading...

Rritja e sigurisë publike e kanë detyruar Policinë të ndërmarrë një “aksion” për pajisjen me kamera të çdo centimetri të qytetit të Krumës. Sipas Policisë, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mbajtjes nën kontroll të elementëve të skeduar si pjesë e dikurshme e krimeve, shmangien e aksidenteve rrugore, identifikimin e hajdutëve dhe ruajtjen e plotë të institucioneve publike.

Po kështu ky sistem do të kontribuojë edhe në monitorimin e veprimtarisë së shërbimeve të strukturave të rendit publik dhe të Policisë Rrugore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve.

Përdorimi i një sistemi sigurie me kamera vëzhgimi është vija e parë e mbrojtjes kundër çdo aktiviteti kriminal ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe mundëson reduktimin në maksimum të veprave penale dhe shkeljeve të ligjit.

Kështu, me anë të sistemit të kamerave të vëzhgimit të vendosura më parë në Kukës është arritur që gjatë tre muajve në këtë qytet të evidentohet vetëm një vepër penale e vjedhjes, autori i së cilës është identifikuar. Dhe kjo ka ndodhur përmes kamerave të sigurisë, si dhe të identifikohen autorët e dy aksidenteve rrugore, të cilët u larguan nga vendngjarja.

Është arritur që të pajisen me kamera sigurie 113 objekte të ndryshme të cilat kanë gjithsej 1092 kamera, ndërsa në Bashkinë e Hasit janë pajisur me kamera sigurie 30 objekte të ndryshme.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . 1092 kamera për 6 mijë banorë, Policia kthen në “big brother” qytetin e Krumës (FOTO) 1092 kamera për 6 mijë banorë, Policia kthen në “big brother” qytetin e Krumës (FOTO)Rating: 5.0
To Top