12-vjeçari në Skenderaj gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro, e dorëzon në polici
Një 12-vjeçar në Skenderaj ka gjetur një portofol të humbur me 2 mijë e 500 euro të cilin e ka dorëzuar në polici. Sipas njoftimit nga policia, fëmija e gjeti portofolin gjatë mbrëmjes së të martës. I njëjti I është kthyer pronarit pas verifikimit. Këtë veprim, policia e ka quajtur shembull dhe ka falënderuar qytetarët […]
Një 12-vjeçar në Skenderaj ka gjetur një portofol të humbur me 2 mijë e 500 euro të cilin e ka dorëzuar në polici.
Sipas njoftimit nga policia, fëmija e gjeti portofolin gjatë mbrëmjes së të martës. I njëjti I është kthyer pronarit pas verifikimit.
Këtë veprim, policia e ka quajtur shembull dhe ka falënderuar qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.
“Veprimi shembull i dymbëdhjetëvjeçarit në Skenderaj ka bërë të mundshëm që portofoli me para ti kthehet pronarit. Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk