15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj: QKMF-të, pa doza të serumit

Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe numri i personave të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë. Gjatë dy muajve të fundit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Disa prej këtyre rasteve janë hospitalizuar, e disa të tjerë janë trajtuar me serumin kundërhelm, raporton “KosovaPress”. Në […] The post 15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj: QKMF-të, pa doza të serumit appeared first on Albinfo.

15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj: QKMF-të, pa doza të serumit

Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe numri i personave të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë. Gjatë dy muajve të fundit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Disa prej këtyre rasteve janë hospitalizuar, e disa të tjerë janë trajtuar me serumin kundërhelm, raporton “KosovaPress”.

Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Deçan dhe Gjilan thonë se nuk kanë asnjë dozë të serumit kundërhelm në rastet e kafshimit nga gjarpri, për çka potencojnë se në raste të tilla pacientët i dërgojnë për trajtim në spitalet regjionale, për shkak të ndjeshmërisë së terapisë.  


Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë për KosovaPress se nga 15 rastet e paraqitura, 6 prej tyre kanë pasur indikacione për t’u hospitalizuar dhe 9 të tjerëve u është dhënë vetëm serumi antihelm në kushte ambulantore.  

Vishaj potencoi se kanë terapi të mjaftueshme për trajtimin e rasteve të tilla.

Kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani, thotë për KosovaPress se nuk posedojnë doza të këtij serumi, për çka shton se për shkak të komplikimeve të mundshme, terapia për kafshimin nga gjarpri jepet në spitalet regjionale dhe ato terciare. Ai thotë se në QMF-të e Prishtinës nuk është regjistruar asnjë rast.

Po ashtu, edhe specialisti në QKMF-në në Deçan, Xhavit Rabushkaj, thotë se as gjatë vitit të kaluar e as gjatë këtyre muajve të këtij viti nuk kanë konfirmuar ndonjë rast me kafshim nga gjarpri. Rabushkaj tregon se nuk janë të furnizuar me serumin specifik, edhe pse sipas tij kërkesa është bërë.
Edhe drejtori i QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, thotë se nuk kanë antihelm, derisa shton se nuk kanë pranuar asnjë pacient me kafshim nga gjarpri. Derisa nga qendra e vaksinimit në këtë komunë tregojnë se posedojnë dy-tri doza të këtij serumi.
Ndërsa drejtori QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura, thotë se posedojnë një serum në rast nevoje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në një përgjigje me email për KosovaPress ka bërë të ditur se posedojnë sasi të mjaftueshme të serumit në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Sipas IKSHPK-së, çdo QKMF që ka bërë kërkesë, është furnizuar me serume.
“Në IKSHPK ka serume të mjaftueshme, të cilat përdoren në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Barnatorja qendrore e SHSKUK-së/QKUK është e furnizuar me serume, si dhe çdo QKMF që ka bërë kërkesë për furnizime me serume, është e furnizuar. IKSHPK ka sasi të mjaftueshme të serumeve për të mbuluar vitin 2024 si dhe ka bërë kërkesë për të mbuluar edhe nevojat për vitin 2025”, thekson  IKSHPK.

Para pak ditësh, IKSHPK-ja ka treguar simptomat pas kafshimit të gjarprit dhe jep rekomandime se si duhet të veprohet. Ky institut ka bërë të ditur se në Kosovë jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka)./KSP

 

The post 15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj: QKMF-të, pa doza të serumit appeared first on Albinfo.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :