16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare

E çuditshme dhe interesante, një grup turistësh nga Belgjika kanë gjetur një mënyrë sa të veçantë aq edhe origjinale për ti uruar ditëlindjen një mikut të tyre, përcjell albinfo.ch. Të 16 pjesëtaret e grupit udhëtuan në drejtim të Gjirokastrës dhe të veshur me kostume popullore shqiptare festuan përgjatë rrugëve të kalldrëmta. Disa prej turistëve belgë […] The post 16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare appeared first on Albinfo.

16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare

E çuditshme dhe interesante, një grup turistësh nga Belgjika kanë gjetur një mënyrë sa të veçantë aq edhe origjinale për ti uruar ditëlindjen një mikut të tyre, përcjell albinfo.ch.

Të 16 pjesëtaret e grupit udhëtuan në drejtim të Gjirokastrës dhe të veshur me kostume popullore shqiptare festuan përgjatë rrugëve të kalldrëmta. Disa prej turistëve belgë e vizitonin për të disatën herë qytetin e gurtë ndërsa vlerësojnë natyrën e bukur dhe mikpritjen e banorëve.

 “Unë e dashuroj kulturën dhe traditën shqiptare, patëm ditëlindjen e një mikut tonë dhe menduam që ta festojmë këtu, në këtë qytet të bukur.”

 “Ne kemi ardhur këtu si turistë, një miku ynë ka ditëlindjen dhe menduam të vinim si grup për ta kaluar dhe festuar këtu në Shqipëri, moti është i qëndrueshëm, natyra e bukur, kështu që po ja kalojmë shumë mirë.”

The post 16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare appeared first on Albinfo.