BOTA

17 vjeçari del në gjyq, dosje penale pse përplasi derën e dhomës!

Një i ri britanik është nxjerrë përpara gjykatës se përplasi derën e dhomës së tij gjatë një sherri me të ëmën, e cila ka lajmëruar për këtë arsye policinë. 17-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye juridike, përdori një forcë të tillë që e bëri dorezën e derës të rrëzohej, dhe kjo pas mosmarrëveshjeve për qiranë e papaguar, thonë mediat vendase.

Nëna, në vend që t’i jepte të birit ndonjë dënim të ashpër, i telefonoi forcave të rendit. Për rrjedhojë, adoleshenti përfundoi në gjyq dhe mori një dënim të pezulluar me tre muaj, kohë përgjatë së cilës do të jetë në vëmendjen e autoriteteve.

Djali e pranoi fajin kur u mor në pyetje nga policia dhe u vetëdeklarua fajtor për akuzat e dëmeve materiale. Ndëshkimi i dhënë atij u përshkrua nga gjykatësja si masë për ta bërë të “zërë mend”. Nuk dihet ndërkohë, sesi do të jetë në vijimësi marrëdhënia e 17 vjeçarit me të ëmën pas këtij episodi të çuditshëm.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . 17 vjeçari del në gjyq, dosje penale pse përplasi derën e dhomës! 17 vjeçari del në gjyq, dosje penale pse përplasi derën e dhomës!Rating: 5.0
To Top