30 raste zjarresh për 24 orë në Kosovë, dyshohet se u shkaktuan nga faktori njeri

Në Kosovë, gjatë javës së shkuar është shënuar një numër i lartë zjarresh, ndërsa gjatë vikendit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, bëri të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 30 raste zjarresh, duke e çuar numrin total në rreth 70 raste brenda javës. […] The post 30 raste zjarresh për 24 orë në Kosovë, dyshohet se u shkaktuan nga faktori njeri appeared first on Albinfo.

30 raste zjarresh për 24 orë në Kosovë, dyshohet se u shkaktuan nga faktori njeri

Në Kosovë, gjatë javës së shkuar është shënuar një numër i lartë zjarresh, ndërsa gjatë vikendit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, bëri të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 30 raste zjarresh, duke e çuar numrin total në rreth 70 raste brenda javës. Shkaku kryesor i zjarreve është pakujdesia e njerëzve, por nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme.

“Gjatë javës ka qenë një numër goxha i madh i rasteve, do të thotë rreth 40 raste i kemi pasur gjatë javës. Ndërsa, po i veçojmë vetëm në vikend, tani i kemi 30, vetëm 24 orët e fundit janë 30 raste dhe të gjitha rasteve kemi arritur t’i përgjigjemi me kohë”, ka thënë Metaj, shkruan

Në disa raste, njësitë e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të angazhimit të tyre në zona të tjera, siç raportoi një banor i Akllapit. Ndërkohë, policia po heton raste të zjarreve në Lipjan, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në Suharekë, Shtërpcë dhe Kamenicë. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, duke theksuar nevojën për më shumë zjarrfikës dhe masa parandaluese, transmeton albinfo.ch.

The post 30 raste zjarresh për 24 orë në Kosovë, dyshohet se u shkaktuan nga faktori njeri appeared first on Albinfo.