4 të plagosur në protestën mbrëmshme në Tiranë – Lëndohen një qytetar, fotografi dhe dy policë
Katër persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së djeshme te opozitës, si pasojë e dhunës dhe hedhjes së molotovëve drejt kordonit të policisë dhe në portat e Kryeministrisë. Një qytetar dhe një fotograf morën lëndime gjatë tubimit ndërkohë që të plagosur janë edhe dy efektivë të policisë. Pak minuta pasi protestuesit kanë boshatisur sheshin


Katër persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së djeshme te opozitës, si pasojë e dhunës dhe hedhjes së molotovëve drejt kordonit të policisë dhe në portat e Kryeministrisë.
Një qytetar dhe një fotograf morën lëndime gjatë tubimit ndërkohë që të plagosur janë edhe dy efektivë të policisë. Pak minuta pasi protestuesit kanë boshatisur sheshin e Kryeministrisë, policia shkencore mbërriti aty dhe vendosi shiritat me mbishkrimin “skenë krimi”.
Për disa orë ekspertët kanë kryer fotografimin dhe filmimin e dëmtimeve të krijuara nga shpërthimet e flakëve prej molotovit.
Forcat e rendit kanë ndaluar një person për aktet e dhunës në protestë ndërkohe që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë.


