7 të vrarë dhe disa të plagosur pas një sherri në Cetinje të Malit të Zi
Disa persona u vranë me armë zjarri në ditën e parë të vitit në qytetin Cetinje të Malit të Zi, raportuan policia dhe mediat lokale. Autori i sulmit është në arrati. Policia dërgoi trupa speciale për të kërkuar personin e armatosur në Cetinje, rreth 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Podgoricë. Në një deklaratë për […] The post 7 të vrarë dhe disa të plagosur pas një sherri në Cetinje të Malit të Zi appeared first on Albinfo.

Disa persona u vranë me armë zjarri në ditën e parë të vitit në qytetin Cetinje të Malit të Zi, raportuan policia dhe mediat lokale. Autori i sulmit është në arrati.
Policia dërgoi trupa speciale për të kërkuar personin e armatosur në Cetinje, rreth 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Podgoricë.
Në një deklaratë për mediat, autoritetet thanë se personi hapi zjarr në një bar dhe u largua nga vendngjarja i armatosur. Policia e identifikoi autorin vetëm me inicialet A.M. dhe tha se ai ishte 45 vjeç.
Policia nuk dha detaje të tjera. Por televizioni shtetëror RTCG raportoi se shtatë persona u vranë në të shtënat që pasuan një grindje në bar.
Raporti i RTCG-së e identifikoi personin si Aco Martinoviç, duke thënë se ai njihej për sjellje të çrregullt dhe ishte ndaluar në të kaluarën për posedim të paligjshëm armësh. Televizioni publikoi foton e të dyshuarit në faqen e tij të internetit.
Sipas raportijit, ai shkoi në shtëpi për të marrë armën dhe u kthye në bar, ku hapi zjarr dhe vrau e plagosi disa persona. Më pas shkoi në një vend tjetër ku vrau fëmijët e pronarit të barit dhe një grua.
Autoritetet nuk dhanë menjëherë një numër të saktë viktimash.
The post 7 të vrarë dhe disa të plagosur pas një sherri në Cetinje të Malit të Zi appeared first on Albinfo.