KOSOVA

A ka inspektorë të dënuar, tek Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës?!

Procesi i dekriminalizimit deri më tani është shtrirë pjesërisht në politikë, por ndërkohë në administratën publike vijon të jetë shqetësuese. Njerëz me rekorde kriminale në të shkuarën, sot janë në pozicione kyçe.

Të paktën dy punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës rezultojnë të dënuar. Gazeta SHQIP ka mësuar se një nga inspektorët është madje te grupi i gatshëm i këtij inspektoriati, ai i cili ndërhyn sa herë ka probleme me prishjet e ndërtimeve pa leje.

Burime nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës thanë për gazetën se këta persona “përdoren” për prishje të ndërtimeve pa leje dhe qëndrojnë krah për krah me punonjësit e policisë.

Por, përse ky Inspektoriat përdor persona me precedentë penalë në këtë grup? A janë verifikuar dosjet e tyre dhe nëse po, përse terrorizojnë banorët duke i nxjerrë nga shtëpia?

Natyrisht, nga informacionet e Gazetës SHQIP mësohet se këta persona janë edhe “të fortët” e disa deputetëve dhe ish-deputetëve. Dhe, si “shpërblim” janë punësuar së një n..

Loading...

Procesi i dekriminalizimit deri më tani është shtrirë pjesërisht në politikë, por ndërkohë në administratën publike vijon të jetë shqetësuese. Njerëz me rekorde kriminale në të shkuarën, sot janë në pozicione kyçe.

Të paktën dy punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës rezultojnë të dënuar. Gazeta SHQIP ka mësuar se një nga inspektorët është madje te grupi i gatshëm i këtij inspektoriati, ai i cili ndërhyn sa herë ka probleme me prishjet e ndërtimeve pa leje.

Burime nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës thanë për gazetën se këta persona “përdoren” për prishje të ndërtimeve pa leje dhe qëndrojnë krah për krah me punonjësit e policisë.

Por, përse ky Inspektoriat përdor persona me precedentë penalë në këtë grup? A janë verifikuar dosjet e tyre dhe nëse po, përse terrorizojnë banorët duke i nxjerrë nga shtëpia?

Natyrisht, nga informacionet e Gazetës SHQIP mësohet se këta persona janë edhe “të fortët” e disa deputetëve dhe ish-deputetëve. Dhe, si “shpërblim” janë punësuar së një nga institucionet që konsiderohet si “minierë” në administratën shtetërore.

Të dënuarit në Inspektoriat

Burime nga ky inspektoriat thanë për Gazetën SHQIP se personi i parë që rezulton i dënuar është inspektori V.G., i cili rezulton person i dënuar në Itali. Mësohet se ky inspektor, që dikur ka mbajtur detyrën e shefit të një prej sektorëve më problematikë, siç është zona e Kasharit, rezulton i dënuar në shtetin fqinj për vepra të rënda penale.

Krahas problemeve në shtetin fqinj, ky punonjës ka probleme edhe në vendin tonë. Pak ditë më parë, ai është proceduar nga policia dhe prokuroria për shkak se është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Atij i është hequr patenta dhe rrezikonte seriozisht të burgosej. Por, ndërhyrjet “nga lart” sollën që ky punonjës të hetohej dhe gjykohej në gjendje të lirë. Madje, edhe me masën detyrim paraqitje, duke vazhduar normalisht edhe punën. E vetmja “masë” ka ardhur nga Inspektoriati i cili e ka lënë inspektor të thjeshtë, deri sa çështja “të pushohet”.

Ndërkohë, personi i dytë, që rezulton i punësuar në këtë Inspektoriat dhe ka precedent penal është një tjetër me inicialet T.D. Ky person është te grupi i gatshëm dhe përdoret sa herë që ka përplasje mes banorëve dhe punonjësve të shtetit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas burimeve të Gazetës SHQIP, ai konsiderohet si një nga “të fortët” e këtij inspektoriati, pasi ka pasur një të shkuar kriminale. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe të dalin “bëmat” e tij. Në vitin 2013, Policia e Shtetit tha zyrtarisht se shtetasi me incialet T.D është kapur në Kamëz pasi “në Zall Mner, nga kontrolli në mjetin tip ‘Benz’ me targë AA 738 BH, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip TT, të cilën e mbante pa leje”.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vite burg, që iu konvertua në 4 vite e 8 muaj burg. Apeli, në vitin 2015, e dënoi vetëm me 2 vite burg, që ia konvertoi në shërbim prove.

Sipas vendimeve të gjykatës, i gjykuari “gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 ka qenë i angazhuar me grupin e simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe të kandidatit për deputet z. Pjerin Ndreu”.

Ndryshe nga shumë qytetarë të tjerë, që u “kalbën” në burg për armëmbajtje pa leje, shtetasi T. D., u dënua vetëm me shërbim prove. Jo vetëm kaq, por ai i rehabilitua dhe u katapultua në institucionet shtetërore, në Inspektoriatin e Ndërtimit në Tiranë. Përse i duhen këtij inspektoriat punonjës me rekorde kriminale dhe a ka të tjerë të dënuar në këtë Inspektoriat?

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . A ka inspektorë të dënuar, tek Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës?! A ka inspektorë të dënuar, tek Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës?!Rating: 5.0
To Top