A po i shmanget Donald Trump debatit presidencial me Kamala Harris?

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka propozuar të debatoj në Fox News më 4 shtator me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris. Por, ekipi i fushatës së Harris kundërshtoi duke thënë se Trump po përpiqet të tërhiqet nga një debat që tashmë është caktuar të transmetohet në ABC. Bëhet e ditur se rregullat do të ishin [...]Read More...

A po i shmanget Donald Trump debatit presidencial me Kamala Harris?

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka propozuar të debatoj në Fox News më 4 shtator me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris. Por, ekipi i fushatës së Harris kundërshtoi duke thënë se Trump po përpiqet të tërhiqet nga një debat që tashmë është caktuar të transmetohet në ABC.

Bëhet e ditur se rregullat do të ishin të ngjashme me debatin e parë me presidentin Joe Biden, i cili që atëherë ka hequr dorë nga kandidatura për president të SHBA-së. Trump dhe Biden kishin rënë dakord për një debat të dytë më 10 shtator në ABC News, të cilin ish-presidenti kishte sugjeruar që të zhvendosej në Fox, shkruan Reuters

Harris, e cila së fundmi siguroi votat e delegatëve të nevojshëm për të siguruar nominimin e demokratëve për zgjedhjet e 5 nëntorit, tha se ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar fillimisht.

“Unë do të jem atje më 10 shtator, siç ka rënë dakord ai. Shpresoj se do ta shoh atë atje”, tha Harris.

Zëdhënësi i zëvendëspresidentes, Michael Tyler, tha se Trump është “duke vrapuar i frikësuar” dhe se fushata e saj ishte e lumtur të diskutonte debate të mëtejshme pas atij të 10 shtatorit, për të cilat “të dy palët tashmë kanë rënë dakord”.

Ndërkohë, Trump tha se Harris “ka frikë ta bëjë këtë” dhe se do ta shohë atë më 4 shtator, “ose nuk do ta shoh fare”. Në një tubim në Atlanta, Trump sulmoi karakterin e Harris dhe politikat që ajo ka promovuar si zëvendëspresidente, duke vazhduar të ngrinte pyetje në lidhje me identitetin e saj racor.

Ish-presidenti vazhdoi me fyerjet ndaj demokrates, duke thënë se “ka 19 mënyra të ndryshme për ta shqiptuar emrin e parë të Harris”, ndërkohë që e quajti atë “të çmendur” me “IQ të ulët”.

Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë midis Harris dhe Trump.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :