Abdixhiku: Janë dy rrugë përpara, konsensusi politik apo marrëveshje klasike mes dy partive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kanë folur për dy mundësi në lidhje me çështjen e presidentit; ose konsensusi politik ose ndonjë marrëveshje klasike mes partive politike. Abdixhiku para mediave deklaroi se me kryeministrin Kurti do të takohen sërish për këtë çështje. “Janë vetëm dy rrugë përpara, […]

Abdixhiku: Janë dy rrugë përpara, konsensusi politik apo marrëveshje klasike mes dy partive
Lumir Abdixhiku: Zgjedh shpresën, 123 është numri ynë

Lumir Abdixhiku: Zgjedh shpresën, 123 është numri ynë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kanë folur për dy mundësi në lidhje me çështjen e presidentit; ose konsensusi politik ose ndonjë marrëveshje klasike mes partive politike.

Abdixhiku para mediave deklaroi se me kryeministrin Kurti do të takohen sërish për këtë çështje.

“Janë vetëm dy rrugë përpara, e para ose duhet konsensus politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në ditët e ardhshme ose duhet marrëveshje klasike politike mes partive. Në të dyja rastet duhet së paku 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës. Mbetëm të takohemi në ditët në vijim për të parë të dyja këto mundësi, këto dy rrugë që i kemi përpara. Nuk folëm për emra, folëm për parime dhe për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka thënë se në këtë takim nuk kanë folur për emra apo propozime për presidentin/en e ardhshëm por vetëm për atë se – janë dy rrugë.

“Marrëveshja politike nënkupton dakordim për çështjen e presidentit, në këtë fazë nuk e besoj se keni interes në atë drejtim por gjithçka është e hapur brenda marrëveshjes politike. Edhe konsensusi është shumë i natyrshëm, çfarëdo zgjidhje që na sjell për 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Nuk kemi folur për emra e as propozime konkrete. Folëm për dy rrugë që duhet të zgjedhim: ose marrëveshjen politike klasike ku partitë bëhen bashkë dhe e zgjedhin presidentin e ardhshëm; ose konsensusin ku shikohet një kandidaturë përtej marrëveshjes politike”, ka thënë Abdixhiku.