JETA

Abdixhiku me mesazh për deputetët e LDK-së: Rrugëtim i përbashkët përpara

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një mesazh pas takimit me 18 deputetët e kësaj partie. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me deputetët e LDK-së janë në përcaktimin e një rrugëtimi...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një mesazh pas takimit me 18 deputetët e kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se me deputetët e LDK-së janë në përcaktimin e një rrugëtimi të përbashkët përpara.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij vjen në një kohë kur zhvillimet politike në vend janë në fokus të diskutimeve, ndërsa partitë po zhvillojnë takime për qëndrimet e tyre të mëtejshme./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026