Abdixhiku: Në javën time të parë si Kryeministër, koeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku paraqitet një puntore teknike e Shkollës së Mesme Teknike në Obiliq, duke folur për sfidat e saj lidhur me pagen mujore. Gjylferije Elshani, është emri i puntorës tenkike e cila thotë se paga nuk i mjaftonë as për gjërat elementare. “Paga
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku paraqitet një puntore teknike e Shkollës së Mesme Teknike në Obiliq, duke folur për sfidat e saj lidhur me pagen mujore.
Gjylferije Elshani, është emri i puntorës tenkike e cila thotë se paga nuk i mjaftonë as për gjërat elementare.
“Paga ime nuk mjaftonë se duke i parë rritjen e shërbimeve, gjërat elementare që janë, nuk është e mjaftushme. Unë besoj dhe shpresoj sepse e kam dëgjuar Lumirin, i cili ka thënë se do të mbështes familjet dhe do ti rrit pagat. Na duhen kësi njerëz të zot dhe ekonomista që dijnë me punu dhe i mbajnë premtimet”, është shprehur Gjylferije Elshani në videon që ka shpërnda, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku sërish ka treguar se koeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro, nkoeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro në rast të zgjedhjës së tij kryeministër i vendit.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Dëgjojeni Gjylferije Elshanin, punëtore teknike në shkollën e mesme teknike në Obiliq, dhe familjare e përkushtuar në familje 5 anëtarëshe. Si shumë punëtorë të tjerë të sektorit publik në Kosovë, ajo përballet me sfida dhe vështirësi të përditshme sepse paga mujore nuk i mjafton as për t’i mbuluar nevojat më bazike për vete dhe për familjen. Rritja simbolike e pagave që pamë dje nga kjo qeveri është e pamjaftueshme! Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, dhe këtë ndryshim do ta sjellim unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës! Në javën time të parë si Kryeministër i vendit, koeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro – për jetë më të dinjitetshme për të gjithë! Ndryshimi po vjen!