Abdixhiku: Për katër vjet, Qeveria ka krijuar vetëm 2 kilometra rrugë të reja
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhim në katër vitet e fundit. Abdixhiku, përball analistëve, ka thënë se në katër vitet e fundit jemi përballur me një qeveri që ka refuzuar të trajtojë inflacionin sikurse çdo vend tjetër në rajon e Evropë. Ai thotë se qeveria i ka lënë qytetarët në
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhim në katër vitet e fundit.
Abdixhiku, përball analistëve, ka thënë se në katër vitet e fundit jemi përballur me një qeveri që ka refuzuar të trajtojë inflacionin sikurse çdo vend tjetër në rajon e Evropë.
Ai thotë se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të papërballueshmërisë.
“Dhe tek në fund, një muaj para nisjes së fushatës zgjedhore, rrit pagat pamjaftueshëm as për të akomoduar inflacionin. Qytetarëve 60% e pagës u shkon në gjëra bazike”, potencoi Abdixhiku.
Kandidati për kryeministër nga LDK tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Kosovës një kapërcim kaq i madh i inflacionit – nga 106 në 129.
Më tej, ai foli edhe për investimet kapitale.
“Më 2023, nga 2.9 miliardë euro, investime kapitale në Kosovë janë 348 milionë euro. Më 2023, ne kemi investime kapitale njëjtë sikur kur kemi gati 3 miliardë euro buxhet, sikur kur kemi pasur buxhet më 2017 1.8 miliard. Pra, kot e rrit buxhetin kur s’ke investime kapitale”, u shpreh ai.
“Qeveria për këto katër vite nuk ka qenë në gjendje të bëjë një projekt të vetëm. Për katër vite, rrugë e re është shtruar 2km në Kosovë. Jo asfaltim, por rrugë e re që shtohet. Pra, këtu janë krijuar 2km rrugë të reja. Nga 2404 km rrugë që i ka pasur Kosova, pas katër viteve i ka 2406 km”, theksoi Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.