JETA

Abdixhiku u reagon sërish 6-shes së LDK-së: Mendoja se e kanë për parime e për Kosovën, beteja qenka për kryetar

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “për keqardhje” qëndrimet e disa deputetëve të partisë së tij ditëve të fundit. Të martën, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi konventë të partisë për të përcaktuar...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “për keqardhje” qëndrimet e disa deputetëve të partisë së tij ditëve të fundit.

Të martën, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi konventë të partisë për të përcaktuar “ekipin që do ta udhëhiqte LDK-në në zgjedhjet e ardhshme”. E ditë më parë ai rekomandoi Kujtim Shalën për kryetar të LDK-së e Hykmete Bajramin për kandidate për kryeministre. Vetë Bajrami ka pranuar po ashtu se mund të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje! LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete. Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026