Abdixhiku tregon për “një korridor të ri turizmi” që po ndërtohet në Istog: Për këso projekte ka nevojë vendi, LDK ka tjetër vizion
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati. Abdixhiku shkroi se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afto 20 kilometrash, të cilën e ka quajtur “një koridor të ri turizmi”. […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati.
Abdixhiku shkroi se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afto 20 kilometrash, të cilën e ka quajtur “një koridor të ri turizmi”.
“Mirëmëngjesi nga Istogu! Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai tha se “për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë”.
“Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë!”, shkroi Abdixhiku.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk