JETA

Abdixhiku: Jemi të vetmit që po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja

Kosova.Today ·

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij po angazhohet për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm për vendin. Pak para hyrjes në Kuvend, Abdixhiku tha se, pavarësisht...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij po angazhohet për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm për vendin.

Pak para hyrjes në Kuvend, Abdixhiku tha se, pavarësisht dallimeve politike, LDK-ja është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje që parandalojnë një proces të ri zgjedhor.

“Po përpiqemi që të mos shkojmë në zgjedhje të reja, edhe pse bindjet tona kuptohet që nuk janë të njëjta. Jemi të vetmit të cilët dëshirojmë me i shmang zgjedhjet. Të gjithë ata që na kritikojnë që jemi duke u takuar me partinë e parë mendojnë që duam zgjedhje të reja, por kjo është krejt e kundërta, sepse nëse shkojmë prapë në zgjedhje do të jetë dëmi më i madh që do t’i bëjmë shtetit të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026