Aeroplani i vogël përplaset me një ndërtesë në Kaliforni, dy të vdekur dhe disa të plagosur
Dy persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë në Kaliforninë jugore. 10 persona u dërguan në spital pët trajtim ndërsa 8 të tjerë morën lëndime të lehta. Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 40 km në jug të [...]Read More...

Dy persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë në Kaliforninë jugore. 10 persona u dërguan në spital pët trajtim ndërsa 8 të tjerë morën lëndime të lehta.
Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 40 km në jug të Los Anxhelosit, tha se ndërtesa ku u përplas aeroplani është një biznes prodhimi mobiljesh.
Është e paqartë nëse dy personat që vdiqën ishin punëtorë apo ndodheshin në bordin e aeroplanit.
Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e mobiljeve, sipas gazetës Orange County Register.
Ky është avioni i dytë që rrëzohet në zonë në dy muajt e fundit, sipas mediave amerikane. Më 25 nëntor, një aeroplan tjetër u përplas me një pemë afërsisht një bllok larg nga përplasja e fundit./abcnews.al