Aeroporti i Vlorës, Çuçi: Kompania e Pacollit u ndalua të punojë nga gjykata
Në emisionin “Opinion” është diskutuar procesi i punimeve në Aeroportin e Vlorës. Këshilltarja e Macbo, Ornela Çuçi është shprehur se është e paprecedentë, që gjykata merr vendim, që kompania e Behgjet Pacollit, që ka 98 përqind të aksioneve, të ndalohet të punojë. Sipas saj, nëse gjykata do kishte lejuar Pacollin të bënte punime, aeroporti do […]
Në emisionin “Opinion” është diskutuar procesi i punimeve në Aeroportin e Vlorës.
Këshilltarja e Macbo, Ornela Çuçi është shprehur se është e paprecedentë, që gjykata merr vendim, që kompania e Behgjet Pacollit, që ka 98 përqind të aksioneve, të ndalohet të punojë.
Sipas saj, nëse gjykata do kishte lejuar Pacollin të bënte punime, aeroporti do ndërtohej për pak muaj.
“Aeroporti është përfunduar komplet. Nëse gjykata e lejon aksionetin kryesor, të vijojë të punojë, aeroporti do mbaronte për pak muaj. Gjykatat nuk i kemi në dorë. Aksioneri kryesor nuk është lejuar që të bëjë asnjë punim. Gjykata e pezulloi punën e aksionerit kryesor, që është sot me 98 përqind të aksioneve, që mban po kaq përgjegjësi për ndërtimin e aeroportit. Për shkak të gjykatës, aksioneri kryesor nuk mund të vijojë të punojë dot.
Gjykata i ka dhënë të drejë ortakut me aksione më të vogla, ky i fundit bën çfarë i do qejfi. 89 milionë euro janë shpenzuar në atë aeroport nga aksioneri më i madh. 2 përqindëshi duhet të mos e hidhte në gjyq ortakun e vet dhe të ankohej në institucione. Behgjet Pacollit nuk i thërrasim kot bacë. Është e paprecedentë që një gjykatë nuk e lejon ortakun kryesor të punojë”, deklaroi Çuçi.
Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar i Vlorës u pezulluan përkohësisht pas një përplasjeje publike mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit, lidhur me menaxhimin dhe përfaqësimin në projekt. Mosmarrëveshja lidhej me çështje kontraktuale dhe me rolin e palëve në konsorciumin që po realizon investimin. Situata krijoi paqartësi dhe ndikoi në ritmin e punimeve në kantier.

