SHQIPERIA

Agim Kajmaku qeveriste me nënkryetarët e PD, i shkarkoi pak para largimit nga zyra

Para se Agim Kajmakut, KQZ-ja t’i hiqte mandatin, ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë së Vorës, bashki që ai e drejtojë për shumë pak kohë.
Burime nga Bashkia e Vorës konfirmuan për Report TV, se Kajmaku ka shkarkuar Laureta Omerin, si dhe nënkryetarin tjetër, Hekuran Brahimajn.
Dy nënkryetarët ishin në këtë detyrë që kur Bashkia e Vorës drejtohej nga ish-kryetari Fiqir Ismaili, që i përkiste Partisë Demokratike.
Me 1 nëntor, KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të Vorës, pas kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, se ai ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit, sepse nuk ka pasqyruar arrestimin dhe e më pas hetimin e tij në shtetin grek.
Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i dërguan Prokurorisë së Përgjithshme, u vërtetua se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë..

Loading...

Para se Agim Kajmakut, KQZ-ja t’i hiqte mandatin, ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë së Vorës, bashki që ai e drejtojë për shumë pak kohë.

Burime nga Bashkia e Vorës konfirmuan për Report TV, se Kajmaku ka shkarkuar Laureta Omerin, si dhe nënkryetarin tjetër, Hekuran Brahimajn.

Dy nënkryetarët ishin në këtë detyrë që kur Bashkia e Vorës drejtohej nga ish-kryetari Fiqir Ismaili, që i përkiste Partisë Demokratike.

Me 1 nëntor, KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të Vorës, pas kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, se ai ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit, sepse nuk ka pasqyruar arrestimin dhe e më pas hetimin e tij në shtetin grek.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i dërguan Prokurorisë së Përgjithshme, u vërtetua se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që nuk e gëzoi mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj Agim Kajmakut, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Agim Kajmaku qeveriste me nënkryetarët e PD, i shkarkoi pak para largimit nga zyra Agim Kajmaku qeveriste me nënkryetarët e PD, i shkarkoi pak para largimit nga zyraRating: 5.0
To Top