Agravon situata me regjistrimin e filloristëve në Dibër

Edhe pse në prag të vitit të ri shkollorë, drejtoritë të shkollave fillore të Dibrës dhe komuna u dakorduan se duhet tërësisht të respektohet ndarja rajonale për regjistrimin e filloristëve, situata në këtë drejtim ka agravuar. Një pjesë e prindërve të cilët duheshe të regjistrojnë fëmijët filloristë në shkollën “Said Najdeni”, ata i kanë regjistruar […] The post Agravon situata me regjistrimin e filloristëve në Dibër appeared first on InfoShqip.com.

Agravon situata me regjistrimin e filloristëve në Dibër

Edhe pse në prag të vitit të ri shkollorë, drejtoritë të shkollave fillore të Dibrës dhe komuna u dakorduan se duhet tërësisht të respektohet ndarja rajonale për regjistrimin e filloristëve, situata në këtë drejtim ka agravuar. Një pjesë e prindërve të cilët duheshe të regjistrojnë fëmijët filloristë në shkollën “Said Najdeni”, ata i kanë regjistruar në shkollën fillore “Penestia”, e cila gjendet në qendër të qytetit. Prindër dhe arsimtarë të shkollës “Said Najdeni”, paralajmërojnë protesta nëse nuk bëhet çregjistrimi i filloristëve nga shkolla “Penestia”, dhe ata nxënës të kthehen në shkollën “Said Najdeni”, ku duhet të vijojnë mësimin.

Për këtë problem Këshilli i komunal i Dibrës ka debatuar dhe nga ana e inspektorit komunal për arsim Burim Kaziu, këshilltarët u informuan se drejtori i shkollës “Penestia”, Ajet Mullarexha ka bërë çregjistrimin e 28 nxënësve që duhet të ndjekin shkollimin në shkollën “!Said Najdeni”. Kaziu tha se janë ndërmarr aktivitete në përputhje me ligjin edhe pse prindërit janë të përcaktuar që fëmijët e tyre të shkollohen në shkollën “Penestia”. Ai ka sqaruar se ka raste kur arsimtarë të kësaj shkolle i dërgojnë fëmijët në shkollën “Penestia”, por ka edhe manipulime kurë prindërit me deklarata të bëra në noter, kanë ndryshuar adresat e banimit me qëllim që fëmijët të shkollohen në shkollën që është në qendër të qytetit, respektivisht në SHFK “Penestia”. “Jemi të vetëdijshëm se migrimi por edhe ulja e natalitetit kanë lanë pasoja të mëdha në uljen e numrit të nxënësve. Në shkollën ‘Said Najdeni’, para 15 viteve ka patur afro 1000 nxënës, kurse tani janë afro 400. Edhe para shumë viteve ka patur raste kur fëmijët filloristë nuk kanë respektuar ndarjen rajonale, por numri i nxënësve ka qenë i madh, kurse tani nuk mund të mbahen mësim me 5 apo 6 nxënës në klasë”, tha Kaziu. Ai apeloi që të respektohen ndarja rajonale dhe fëmijët të vijojnë shkollimin atje ku është ndarja e rajonit. Arsimtarët në të dy shkollat janë shumë të mirë, por ndikon pozita e shkollës që është në qendër të qytetit.

Në debat një pjesë e këshilltarëve kërkuan përgjegjësi për drejtorët që tolerojnë këtë situatë por të tjerë theksuan se duhet parasysh të merret edhe aspekti etik ndaj filloristëve. Kryetari i komunës Hekuran Duka tha se problemi është shumë serioz dhe kërkon një mençuri dhe respektim të ligjit.

Duka veçmas potencoi se duhet problemi të trajtohet me vëmendje dhe të mos paraqiten tendenca për diskriminime por edhe të mos ketë politizim të situatës. Sekretari i komunës Ylli Mirzo, potencoi se duhet një zgjidhje afatgjate për këtë problem, duke shtuar se duhet të përcaktohet një grup punës i cili do të ketë një studim pesë vjeçar, por shtoi se aktualisht duhet respektuar ndarjen rajonale. Këshilltarët Bashkim Mashkulli, Lumi Croi, Shkëlqim Xhafa etj, kërkuan respektim të plotë të ndarjes rajonale për regjistrim në shkolla. Këshilli njëzëri konkludoi se duhet të respektohet ndarja rajonale për regjistrim. Drejtori i SHFK “Said Najdeni”, Arsim Miftarti informoi se deri në këtë moment nuk i kanë ardhur informata me shkresë se nxënësit do të kthehen dhe tha se shkolla e prindërit kërkojnë respekt maksimal të ndarjes rajonale. Kthimi i 28 nxënësve në shkollën ku i takojnë do të rris numrin e nxënësve në klasat e para. Këshilli njëzëri aprovoi edhe vendimin që të formohen klasë nën 20 nxënës, gjë që është në përputhje me ligjin.

Nga ana tjetër përfaqësues të Këshillit të prindërve dhe arsimtarëve të shkollës “Said Najdeni”, paralajmërojnë protesta dhe kërkojnë tërësisht kthimin të nxënësve nga shkolla “Penestia” në shkollën “Said Najdeni” aty ku duhet të jenë sipas ndarjes rajonale. Ata poashtu thonë se kjo nuk duhet të ndodh vetëm për filloristët, por edhe për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, me që shkolla mund të mbyllet.

The post Agravon situata me regjistrimin e filloristëve në Dibër appeared first on