MAQEDONIA

VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin: kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?

Kosova.Today ·

Komunikata e VLEN-it Pas reagimit të djeshëm të VLEN-it, pritëm një përgjigje nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja. Ajo nuk erdhi. Përballë tragjedisë së 14 viktimave në Tetovë, heshtja e tyre vazhdon. Ndërkohë, dalin në pah edhe më shumë pyetje rreth...

Komunikata e VLEN-it

Pas reagimit të djeshëm të VLEN-it, pritëm një përgjigje nga Ali Ahmeti dhe BDI-ja. Ajo nuk erdhi. Përballë tragjedisë së 14 viktimave në Tetovë, heshtja e tyre vazhdon.

Ndërkohë, dalin në pah edhe më shumë pyetje rreth mënyrës se si Prokuroria arriti në përfundimin për mbylljen e procedurës për prokurimet e 19 spitaleve modulare. Islam Abazi, i cili sot drejton Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duhet t’i japë publikut një shpjegim të qartë dhe të plotë për këtë epilog.

Ali Ahmeti, nga ana tjetër, nuk mund të sillet sikur kjo çështje nuk e prek politikisht BDI-në. Tragjedia ndodhi në kohën kur partia e tij ishte në pushtet, ndërsa sot, pas pesë vitesh hetim, familjet e viktimave ende përballen me pikëpyetje të mëdha.

Dje kërkuam përgjigje. Sot kërkojmë edhe më shumë transparencë. Sepse mbyllja e një procedure nuk i mbyll pyetjet dhe heshtja e Ali Ahmetit nuk e mbyll përgjegjësinë politike.

VLEN do të vazhdojë ta mbajë këtë çështje të hapur në opinion publik, derisa të ketë përgjigje të qarta për 14 jetët e humbura në Tetovë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026