Ak’sident i rëndë mes dy veturave afër Klinës, disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dyshohet se ka persona të lënduar. Ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë dhe për të

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dyshohet se ka persona të lënduar.
Ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Nuk dihen ende detaje të sakta mbi gjendjen e të lënduarve apo rrethanat që çuan në përplasjen e automjeteve.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos në rrugët me qarkullim të dendur dhe në kushte atmosferike që mund të ndikojnë në sigurinë rrugore.